‘’Videofest’’ këtë vit në Gjakovë

34Tepihu i kuq, parakalimi i personazheve të njohur: politikanëve, intelektualve, gazetarëve, aktorëve e mbi të gjitha këngëtarëve do të ndodh edhe sivjet, falë ‘’Videofest’’, eventit të përvitshëm që shpërblen me çmime të ndryshme videoklipet e këngëtarëve.
‘’Videofest’’-i është festival tradicional, i cili që nga viti 2003 mbledh në një vend klipet më të transmetuara të vitit, të cilat vlerësohen nga një juri dhe më pas shpërblehen në kategori të ndryshme. ‘’Indeksonline’’ mëson se sivjet është rreth 17 numri I shpërblemeve që pritet të jepen në ‘’Videofest’’.
Edhe sivjet, pos frymës së gares po përgatit edhe spektakël. Në skenë do të performojnë disa nga yjet e momentit.
”Indeksonline” mëson se e veçanta është se ky edicion nuk do të mbahet në Prishtinë, por në qytetin e Gjakovës. Gjithçka do të ndodh kah mesi i muajit qershor

Comments are closed.