>
Published On: Thu, Apr 11th, 2013
VIP | By genta

“Vdekja” e “Madonës shqiptare”

2Një lajm i publikuar në media për vdekjen e këngëtares Elda Shabani, e cila njihet gjerësisht si Madonna shqiptare, shkaktoi një reagim të fortë në komunitetin e shqiptarëve që janë pjesë e rrjeteve sociale.Ka qenë vetë këngëtarja ajo që e ka bërë përgënjeshtrimin përmes profilit të saj privat, i cili deri në atë çast rezultonte i mbyllur, çka i dha dorë medias për të besuar se historia e vdekjes së këngëtares është e vërtetë.“Lajmin e mora vesh e fundit. Përpara meje, gjithë populli shqiptar në Shqipëri dhe më gjerë në diasporë e kishin marrë këtë lajm nëpërmjet mediave dhe e kishin përjetuar me dhimbje të madhe. Ishin të keqardhur, nga fakti që jam nënë me dy fëmijë, jam e re në moshë, e shumë arsye të tjera. Në orën 2 e gjysmë të mëngjesit të mbrëmshëm, data 10.4 2013, më doli gjumi dhe shkova në tualet për nevojat personale. Ndërsa jam kthyer në krevat, kam parë rastësisht celularin për të mësuar sa ishte ora. Aty shoh një numër të madh mesazhesh, si kurrë ndonjëherë”, ka rrëfyer ajo rastin për mediat shqiptare.Elda mohon të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor: “ Është një gënjeshtër e shëmtuar, ku pa turp kanë shkruar në lajmin e rremë, që kam vdekur për shkak të mbidozës së drogës dhe kur më paskan bërë autopsinë në spitalin e Zvicrës, kanë konfirmuar që kam vdekur prej saj. “Ajo ka shtuar, se ky njeri që e ka nxjerrë këtë lajm, i ka rënduar të gjithë fisin, miqtë dhe një popull.Elda ka 10 vjet që jeton në Zvicër, me fëmijët e saj dhe thotë të ketë një jetë të rregullt familjare dhe të planifikuar  mirë. /Indeksonline/

 

Comments are closed.

Page Speed 84 queries in 0.357 seconds.