Një gazetë e madhe tajvaneze e cila ka cituar burime brenda zinxhirit të furnizimit të kompanisë, ka thënë se Apple planifikon lansimin e njërit prej modeleve të reja të iPhone 6 në gusht, apo një muaj më herët se sa pritej, pasi shitjet e saj u goditën nga modelet e reja të rivalëve të cilë karakterizohen me ekrane më të mëdha. Economic Daily News citoi burime anonime të cilat kanë thënë se Apple kishte blerë pjesë nga furnizues të ndryshëm tajvanez, përkatësisht nga firma si Visual Photonics, Epitaxy dhe Largan Precision, një përpunues kryesor i lenteve të përdorura në telefonat mobil, për telefonin e saj të ri i cili pritet të quhet iPhone 6. Krijuesit tajvanez të elektronikës të kontraktuar nga Apple përfshijnë edhe emrat si Foxconn dhe Pegatron, të cilët gjithashtu janë njoftuar nga Apple për fillimin e linjave të montimit kah fundi i qershorit, tha gazeta. Apple ka vendosur që ta lansojë versionin e ri të iPhone 6 me ekran 4.7” në gusht, rreth një muaj më herët, pasi shitjet e fundit kanë qenë të prekura nga debutimet e modeleve të reja të telefonave me ekrane më të mëdha – si ai i gjigantit jugkorean Samsung dhe modeli i ri i prodhuesit tajvanez HTC, thuhet në raport. Ndërsa varianti me ekran më të madh i iPhone 6, përkatësisht modeli me ekranin prej 5.5“ do të zbulohet në shtator, siç ishte planifikuar më parë. Apple pritet që të shesë një total prej 80 milionë njësive nga të dy versionet e iPhone 6.

23Thashethemet e reja sugjerojnë se Google është duke e përgatitur gjeneratën e re të tabletit të linjës Nexus , përkatësisht modelin Nexus 8 ose Nexus 9 të cilin planifikon ta lansojë gjatë kësaj vere, edhe pse emri ende nuk dihet se si do të jetë përfundimisht.
Sipas raportit të faqes Myce thuhet se tableti i ri i Google tashmë është parë online, i koduar nën emrin Flounder, emër i peshkut oqeanik, i cili e përcjell traditën e emërimit sipas peshqve që ka qenë evident edhe në pajisjet e kaluara të linjës Nexus.
Në raport thuhet se tableti i ri i Google do të jetë i avancuar, dhe se prodhuesi i këtij tableti do të jetë prodhuesi tajvanez HTC. Njëra ndër risitë kryesore që do ta sjell tableti i ri pritet të jetë edhe versioni më i ri i Android 4.5, bashkë me risitë tjera harduerike.
Google mbase mund ta lansojë edhe gjeneratën e re të telefonit të saj të linjës Nexus, modelin Nexus 6, i cili do të bazohej në specifikat e telefonit të ri të telefonit të kompanisë prodhuese, LG G3.

Comments are closed.