Rama rikthehet për mbijetesën e Valladolidit

30Mesfushori shqiptar, Valdet Rama, nuk u grumbullua fare në dy ndeshjet e fundit me skuadrën e tij Real Valladolit, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjet ndaj Osasunas dhe Valencias.
Por mesfushori me tipare sulmuese bëri të ditur për Arenën, se lëndimi i pësuar e ka detyruar atë të rrijë jashtë fushës në dy ndeshjet e fundit. “Kam qenë i sëmur dhe në ndeshjen ndaj Osasunas, kam lënduar zogun e këmbës dhe nuk kam mundur ta ndihmojë skuadrën time në këtë ndeshje”, bëri të ditur Rama. Mesfushori mitrovicas, bëri të ditur se tashmë është rikthyer në stërvitje përkundër dhembjeve të cilat i ka.
“Jam rikthyer në stërvitje dhe jam duke u përgatitur maksimalisht. Jam duke ushtruar me dhembje por besoj se do të tejkaloj këtë”, deklaroi përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare. /Arena/

Comments are closed.