>
Published On: Thu, May 9th, 2013

Jeta e Lionel Messit tashmë në një film

16Kompania amerikane Epic Pictures Group ka fituar të drejtën për të realizuar një film mbi jetën e Lionel Mesit, një projekt që mund të jetë gati për publikun në vigjilje të Kupës së Botës “Brazil 2014”. Filmi do të ketë stilin e “Rokit” dhe do të bazohet në librin biografik “Mesi: historia e plotë e djaloshit që u shndërrua në legjendë,” i shkruar nga Luka Kaioli.
Administratorët e kompanisë Patrik Ewald dhe Shaked Berenson po negociojnë me shkrimtarët dhe regjizorët për ta vënë në zbatim projektin, që filmi të përfundojë në Qershor të 2014. Mesi, aktualisht 25-vjec, konsiderohet futbollisti më i mirë në botë, teksa Janarin që lamë pas fitoi për herë të katërt radhazi “Topin e Artë”, duke kaluar edhe Johan Krujf, Mishel Platini dhe Marko Van Basten, që e kanë fituar secili tri herë këtë cmim individual. Deri në vitin 1995, “Topi i Artë” i jepej vetëm futbollistëve europiane, arsyeja që shpjegon faktin që Pele dhe Maradona nuk e kanë marrë kurrë këtë cmim.
Producentët kërkojnë të zbardhin historinë që nga fëmijëria e Mesit, origjinën e tij nga një familje e thjeshtë, sesi ka mundur të mposhtë dizavantazhet fizike, mbi të gjitha shtatin e tij të shkurtër, për t’u shndërruar më pas një nga lojtaët më të mirë të të gjitha kohërave.
Sipas Ewald, qëllimi është të prodhohet një film pozitiv, që do të ngjallë te publiku ndjenjën e frymëzimit për të ndjekur ëndrrat e tyre, pa rëndësi nëse duken të pamundura për t’i bërë realitet.

Comments are closed.

Page Speed 84 queries in 0.278 seconds.