Rritja e çmimit të energjisë, Berisha: Më 22 nëntor Shqipëria në protestë

sala

TIRANË-Ish kryeministri Berisha pas tryezës së Partisë Demokratike për çështjen e energjisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë në 22 nëntor.

Në një postim në rrjetin social “facebook” Berisha shkruan se vendi duhet të ngrihet në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave të studentëve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato.

POSTIMI I PLOTË
“ Më 22 nëntor Shqipëria në protestë!

Të dashur miq, sot PD organizoi një tryezë të gjerë dialogu me parti politike, sindikatat e pavarura, shoqata dhe përfaqësues të biznesit dhe grupeve të interesit. Në këtë tryezë, në fjalën time theksova se, qeveria po thellon me shpejtësi varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve shqiptare, ndaj është emergjencë kombëtare për:

– Bllokimin e heqjes se fashës mbrojtëse, sepse kjo do rriste për 90% te shqiptareve çmimin e energjisë ne nivele 1 – 3 here me te larta se sa ne çdo vend tjetër në Europë, dhe se kjo rritje së pari bëhet behët vetëm e vetëm për shkak të marrëveshjes korruptive me ÇEZ, me të cilën Rama i fali asaj 620 milionë euro detyrime me fatura të pranuara nga vete ÇEZ ndaj ndërmarrjeve shqiptare dhe 3.2 miliardë euro kërkesa të ligjshme të palës sonë ndaj ÇEZ. Së dyti, rritja e çmimit të energjisë bëhet për shkak të menaxhimit të keq vjedhjeve dhe abuzimeve masive te drejtuesve dhe punonjësve të OSHË.
– Bllokimin e rritjes së çmimit te karburanteve, që ndikon në rritjen e të gjitha çmimeve
– Rritjen e rrogave dhe pensioneve
– Anullimin e rritjes se tarifave te studenteve qe rendon buxhetin e 160 mije familjeve shqiptare dhe i bën këto tarifa në terma reale 2-10 herë më të larta se ne të gjitha vendet e kontinentit

Vendimi unanim ishte data 22 nëntor. “Shqipëria në proteste” kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave të studentëve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato!! “- shkruan Berisha.

Comments are closed.