Published On: Wed, Mar 13th, 2013

Panxhari i kuq, arma sekrete për energji, por edhe kundër kancerit

3Për shkak të shijes së brendësisë së kuqe ngjyrë rubini, panxhari është një nga përbërësit më të dashur në ushqim. Por njëkohësisht është edhe arma sekrete për energji dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit.
Panxhari i kuq përmban nivel të lart të nitrateve, madje 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Janë të njohura dobitë e panxharit të kuq në luftën kundër kancerit, ndërsa hulumtimet e fundit kanë zbuluar që nitratet të cilat i përmban ulin tensionin e gjakut.
Studimi i kryer në universitetin “Queen Mary’s”, në vitin 2010, ka treguar se si vetëm një gotë prej 250 mililitrash lëng panxhari të kuq në ditë e ul shumë tensionin e gjakut për disa orë.
Hulumtimi i ri ka treguar që 600 ml të këtij lëngu e mban tensionin e ulët dhe mbi gjashtë orë. Po ashtu shkencëtarët konsiderojnë që redukton shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind.
Studimi i kryer në universitetin “Exter” ka treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë. Testi ka treguar se si të rriturit që pinë 500 ml të këtij lëngu në ditë mund të ushtrojnë 16 për qind më gjatë se ata që nuk kanë konsumuar lëngun e panxharit të kuq. “Nitratet punojë në sinergji me antioksidantët që i përmban panxhari për të reduktuar oksigjenin e nevojshëm për muskujt. Kjo u mundëson të punojnë në mënyrë më efektive dhe ngadalëson lodhjen”, ka thënë Stephen Bailey i cili ka punuar në studim.
Hulumtimi i kryer në vitin 2011 në Universitetin Wake Forest në North Carolina ka treguar që panxhari i kuq ngadalëson zhvillimin e demencës. Po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës.
Por panxhari më së shumti njihet me atë që përdoret në luftën kundër kancerit. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.

Comments are closed.

Page Speed 87 queries in 4.702 seconds.