Published On: Thu, May 23rd, 2013

Coca Cola diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe (FOTO + VIDEO)

35Gjiganti i pijeve freskuese, ndoshta edhe pija më e kërkuar në botë, Koka Kola ka filluar një kampanjë për këtë sezon vere “Ndaje me…”, duke vendosur edhe disa emra të konsumatorëve, por edhe të funsksioneve dhe pozitave të tyre në shoqëri.
Ajo që bie në sy është diskriminimi total i shqiptarëve, gjuhës shqipe dhe emrave shqip në kanaqet apo shishet e kësaj pije, njofton albtime.
Me këtë rast, albtime vizitoi disa pika të shitjes nëpër qendra ku shumicë janë shqiptarë, nëpër dyqane asnjë pije nuk u gjet me mbishkrim në gjuhën shqipe apo me ndonjë emër shqiptar i shkruar me shkronja shqipe (latine).
Disa prej personaliteteve të jetës publike nëpër Maqedoni, morën edhe dhurata nga kompania “Pivara Skopje” që është prodhues i licencuar i Koka Kola-s për Maqedoni, por edhe ato ishin me shkronja cilirike.
Gjuha shqipe në RM, përkundër faktit se gëzon statusin e gjuhës zyrtare, në asnjë mënyrë në realitet nuk po realizohet. Përveç institucioneve publike që diskriminojnë gjuhën, këtë në mënyrë të paskrupullt po e bëjnë edhe disa komapni private, ku pjesa dërmuese e konsumatorëve të tyre janë shqiptarë.
Veç kësaj, shqiptarët diskriminohen edhe nga ndërmarrjet publike dhe kompanitë e telekomunikimit që faturat u dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase. Shqiptarët në shumicën e vendbanimeve faturat e energjisë elektrike, të telefonave celularë, internetit, ujësjellësit, pastrim-gjelbrim, nxemje qëndrore, faturat i marrin vetëm në gjuhën maqedonase.

Like or Wait Seconds.    
Like To Watch
Close Hape Videon me Like - Cliko LIKE qe te HAPET !

Comments are closed.

Page Speed 89 queries in 0.885 seconds.