25

Për herë të parë një kryediplomat grek vizitoi Kosovën. Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias u takua në Prishtinë me zyrtarët më të lartë të vendit. Në përfundim të takimit me kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi, diplomati grek tha se Athina zyrtare është duke kërkuar kohën e nevojshme për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Sa i përket çështjes së njohjes është se duhet t’i kemi parasysh dy kritere sa i përket kësaj çështje, njëri prej tyre është nevojat e gjithë rajonit dhe e dyta është interesi ynë kombëtar europian. Në të ardhmen duhet të shohim se çfarë lloj aplikimi do të gjejmë për këto dy kritere”- u shpreh Kotzias.
“Jemi duke e mbështetur Kosovën, jemi duke bërë më të mirën për Kosovën, që të bëhet anëtare e INTERPOL-it dhe UNESCO-së dhe do ta mbështesim këtë në të gjitha mënyrat. Po ashtu jemi duke mbështetur që të krijojmë marrëdhënie politike mes BE-së dhe Kosovës dhe kurdo që nevojitet i ofrojmë Kosovës ekspertizës dhe kapacitetet tona, ashtu siç i quaj unë, përvojën tonë sa i përket bashkëpunimit dhe jemi vendi me i vjetër i BE-së në rajon. Jemi të hapur”- nënvizoi Kotzias.
Ministri i Jashtëm grek e ftoi Hashim Thaçin për të hapur Zyrën e Kosovës në Athinë, ndërsa me humor shtoi se nëse do të ishte e nevojshme këtë zyrë do ta lejonte afër zyrës së tij në Ministrinë e Jashtme.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Kosova.Today.Online.News
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!