https://www.youtube.com/watch?v=jAJE1LY3Xf4

40

Fehmi Musa është njëri nga pesë të arrestuarit për vepra terroriste, me dyshimin se ka ndihmuar Gazmend Halitin, edhe ky i arrestuar, të ikë nga vendi i ngjarjes në liqenin e Badovcit
Sipas familjarëve ai ka punuar si taksist, ku e ka kryer vetëm punën e tij dhe nuk ka pasur të bëjë asgjë me këtë akt.
Bastri Musa, vëllai i Fehmiut, flet për kallxo.com për mënyrën e arrestimit të të vëllait.
“Fehminë e kanë arrestu në banesë, nuk e kanë arrestu n’Badovc qysh po flitet nëpër media. Fehminë e ka thirr njani prej atyne qe jon kon më Badovc, e ka thirrë me ardh e me marr se e ka firmën taksi domethanë ky. Me ardhë më marr edhe me kthye në Hajvali. U shku Fehmia e ka marr e ka kthye në Hajvali më Prishtinë. Policia domethanë i kanë përcjellë krejt, masanej e kanë kap edhe Fehminë në banesë i kanë shku edhe e kanë arrestu”.
Ai thotë qe Fehmiu nuk kishte miqësi me Gazmend Halitin, i cili dyshohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes para arritjes së policisë, dhe të cilin dyshohet ta ketë ndihmuar Fehmi Musa.
“Jon njoftë si pasagjerë kshtu, po jo kshtu me lidhje t’thella”.
Por, Halil Palaj, avokat i të arrestuarit Fehmi Musa, deklaron ndryshe.
“Gazmend Halitin e njeh nëpër mes gruas së tij. Gratë e tyre kanë qenë para disa muajve në spitalin e Prishtinës. Jo që kanë shoqni”.
Ai shprehet që aktakuza e ngritur është e pabazë.
“Nuk ka argumente, fakte dhe prova që të e mbështesin dyshimin e bazuar që i njëjti ka kryer veprën penale që pretendon prokuroria speciale”.
Palaj thotë që nëse klienti i tij do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje, ai do të ikte diku tjetër e nuk do të kthehej në shtëpinë e tij. Po ashtu, ai thotë që Gazmend Haliti nuk e pranon që Fhmi Musa e ka vozitur, por ky i fundit nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Ndërsa sa u përket tre të tjerëve të cilët u arrestuan, avokati deklaron që klienti i tij nuk e njeh asnjërin prej tyre, ndërsa i vëllai thotë që nuk e di nëse ata njiheshin më parë.
Ndryshe Bastri Musa deklaron që Fehmiu dhe ISIS nuk kanë pikë të përbashkët.
– A ka pas lidhje Fehmi Musa me ISIS-in?
– Jo nuk ka t’boj me kto sene hiq.
– E më muhabetet me të, cili ka qenë qëndrimi i tij për ISIS-in?
– Nuk i ka përkrah kshtu kumeditsa.
Por profili në Facebook i Fehmi Musës tregon një tjetër histori. Janë të shumta foto që ai ka publikuar që lidhen direkt me këtë organizatë.
Këtu bën pjesë edhe një foto, ku paraqitet një montazh i Qabesë, mbuluar me flamurin e ISIS. Komenti i Fehmi Musës mbi këtë foto është “Shpresojmë që së shpejti Qabeja të duket kështu”.
Feim Keqekolla, mik i Fehmi Musës, deklaron që për ISIS-in nuk kanë biseduar kurrë.
“Me Fehminë për punën e ISIS-it na nuk kena bisedu kurr se s’jena kon të interesum për me hi ne këtë bisedë me to”, thotë Keqekolla.
“Fehminë e njoh qe 6 vite 7 si vlla mysliman. Fehmia u kanë shumë njëri i mirë. Namaz ka falë për tjetër sen nuk di qe ka pas diçka t’keqe për to”, shton ai.
Fehmi Musës i janë konfiskuar rreth 2000 euro, shtëpiza e kompjuterit dhe gjëra tjera personale gjatë arrestimit të tij në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Në aksionin e datës 11 korrik janë arrestuar edhe Besnik Latifi, Enis Latifi, Milazim Haxhia dhe Gazmend Haliti më drejtim të veprës penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në vend. /Kallxo.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Kosova.Today.Online.News
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!