Published On: Fri, Mar 22nd, 2013

Në Japoni shpiket letra transparente

17Në Japoni është shpikur letra transparente. Mostrat e para të saj ngjajnë me një pelikul transparent plastik, por materiali i saj përmban nanofibra celuloze. Trashësia e fibrave është 20 herë më e hollë se e një fije floku të njeriut. Pesha e 1 metri katror të fletës më të hollë është 8 g, ndërsa 1 metër katror i fletës së zakonshme peshon 85 g. Letra transparente është elastike dhe e lehtë.
Sipas mendimit të shkencëtarëve të kompanive Mitsubishi Chemical Corp dhe Oji Holdings, të cilat e shpikën këtë letër, me kalimin e kohës letra transparente do të zëvendësojë xhamin e ekranit të kompjuterëve tabletë. Në të ardhmen kjo shpikje do të mundësojë krijimin e ekraneve elastike, kompjuterëve tabletë që do të mund të përthyhen si të ishin fletë normale letre.

Comments are closed.

Page Speed 84 queries in 0.636 seconds.