Gara për presidentin e Komisionit Evropian

46Zhan – Klod Junker, Martin Schulz, Guy Verhofstadt, Ska Keller, katër kandidatët për presidencën e ardhshme të Komisionit Evropian do të përballen mes tyre mbrëmjen e 28 prillit, në një debat të parë që do të transmetohet nga rrjeti informativ Euronews.
Çështjet kyçe për të ardhmen evropiane do te debatohen live për 90 minuta. Zhan – Klod Junker është nga Partia Popullore Evropiane dhe ish-kryeministër i Luksemburgut; Martin Schulz është Partia e Socialistëve Evropianë, një politikan i rëndësishëm në Gjermani dhe president i Parlamentit Evropian; Guy Verhofstadt është përfaqësuesi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Partinë Evropë dhe ish-kryeministër i Belgjikes si dhe anëtar i Parlamentit Evropian.
Ndërsa kandidati Ska Keller është nga Partia e Gjelbër Evropiane, një tjetër politikan gjerman anëtar i Parlamentit Evropian.
Nën drejtimin e gazetarëve të Euronews, Isabelle Kumar dhe Chris Burns, debati do të zhvillohet në prani të një audience prej 700 të rinjsh dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në të gjithë botën në 13 gjuhë të ndryshme

Comments are closed.