>
Published On: Wed, Jul 24th, 2013

Rama prezanton strukturën e qeverisë së re(Ja ndryshimet e ministrive)

19Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet strukturore të qeverisë së ardhshme. Ndryshe nga sa pritej, nuk ka ndryshuar Ministria e Brendshme, e cila nuk është ndarë. Ndryshimet kanë prekur Ministrinë e Ekonomisë, e cila është ndarë në dy, Ministrinë e Transporteve, si dhe ajo e Punës dhe Çështjeve Sociale.
“Do kemi ristrukturim të godinës së Kryeministrisë dhe do të ketë shkurtime të ndjeshme në organikë. Do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër.
Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes nuk ndryshojnë, por do të kenë një reformë strukturore të thellë, ashtu si me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Integrimit.
Do kemi një ndarje të Ministrisë së Ekonomisë, e cila përfshin një gamë të gjerë brenda. Prandaj kjo superministri nuk do të ekzistojë më në këtë formë.
Gjithashtu do të ndahet në dy Ministria e Transporteve. Një strukturë do mbulojë vetëm transportin dhe infrastrukturën dhe nga ana tjetër një strukturë e re do të mbulojë zhvillimin urban dhe turizmin.
Ministria e Bujqësisë do të kthehët në Ministrinë e Zhvillimit Rural.
Ministria e Shëndetësisë merr edhe mbrojtjen e konsumatorit.
Arsimi dhe sporti do të jenë në një ministri të vetme.
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale kthehet në Ministri e Çështjeve Sociale dhe të Rinisë.
Ministria e Kulturës nuk do të ketë pas sport, turizëm dhe elementë të tjerë. Ajo do të fukusohet vetëm tek kultura dhe tek trashëgimia kulturore.
Nuk do të kemi një ministri, por vetëm një ministër të Inovacionit dhe Administratës Publike.
Do të kemi edhe një ministër të Pushtetit Vendor.
Në fund të muajit të ardhshëm do të publikojmë edhe përbërjen e qeverisë”, ka thënë Rama.

Comments are closed.

Page Speed 80 queries in 0.398 seconds.